Loading…

Ç’do të thotë të jesh demiseksual?

  • 09/02/2024 | 15:12

Ç’do të thotë të jesh demiseksual?

Nëse je duke lexuar me siguri do të marrësh vesh çfarë kuptimi ka ky term, ndaj po ta shpjegojmë.


Demiseksual është një person që ka tërheqje seksuale vetëm pasi ka një lidhje emocionale shumë të fortë me personin tjetër.

E thënë shkurt dhe qartë, në këtë kategori hyjnë të gjithë ata që nuk duan të kenë seks me persona që nuk u ofrojnë një lidhje emocionale. Pra, seksi i rastësishëm apo “për një natë” nuk është në listën e demisekualëve, sepse u duhet kohë të krijojnë një ndjesi dhe një lidhje emocionale me dikë.

Si term, ky i përket spektrit të aseksualitetit. Për këta persona seksi duhet të jetë shumë intim dhe emocional, po ashtu personi me të cilin ndajnë aktin duhet të jetë shumë i rëndësishëm për ta.

Sipas një studimi të realizuar në 2015-ën nga “AVEN Community Census of Demisexuals and Asexuals”, 2/3 e atyre që identifikohen si demiseksualë thanë se nuk kanë interes në seks përgjithësisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë