Mesfushori i Real Madrid, Dani Ceballos gjatë një interviste ka treguar se për mendimin e tij ndeshja më e mirë që kanë luajtur ‘Los Blancos’ këtë sezon ka qenë kundër Chelseas në Londër, transmeton Gazeta Metro.
Real Madrid këtë sezon kishte qenë larg skuadra më e mirë në La Liga, ku dilemën e titullit e kishte përfunduar disa javë përpara se të mbaronte kampionati, ndërsa edhe në Ligën e Kampionëve edhe pse me vështirësi në fund arriti të siguroj finalen.
Në një intervistë për Marcan mesfushori spanjoll, Dani Ceballos ka deklaruar kanë pasur fat me triumfin në La Liga disa javë më herët dhe kanë qenë në gjendje të fokusohen tek Liverpool.
”Ne kemi pasur fatin të fitojmë La Ligën disa javë më parë dhe kemi qenë në gjendje të fokusohemi te Liverpool, ndërsa ndeshja më e mirë që kemi luajtur këtë stinor kishte qenë në Londër, kundër Chelseas,” deklaroi ai.
25-vjeçari ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti dhe rreth kësaj theksoi se ende nuk ka biseduar me klubin rreth rinovimit ose ofertave në drejtim të tij.
”Më ka mbetur edhe një vit nga kontrata dhe nuk kemi folur më për këtë me klubin, as për rinovimin e as në lidhur me ofertat,” tha Ceballos.
Ish-mesfushori i Real Betis për shkak të një dëmtimi që kishte pasur nuk ka mundur të paraqitet më shumë se në 17 takime këtë stinor për Real Madridin dhe me një afrim të mundshëm të mesfushorit të Monacos, Aurelien Tchouameni pritet edhe largimi i tij. /gazetametro.net