Loading…

Ceferin: Futbolli është madhështor dhe Christian e luan atë bukur

  • 12/06/2021 | 22:23

Ceferin: Futbolli është madhështor dhe Christian e luan atë bukur

Kampionati Evropian i futbollit u trondit nga çështja Eriksen. Futbollisti danez mori shumë mesazhe nga e gjithë bota e futbollit, përfshirë presidentin e UEFA-s, Ceferin.


Ceferinë përmes kanaleve të Uefa-së, që po organizon turneun aktual, lëshoi disa fjalë për t’i uruar Eriksenit një shërim të shpejtë, përcjellë KosovaPress.

Ky është mesazhi i tij.

“Momente të tilla i vendosin të gjitha gjërat në jetë në një këndvështrim tjetër. Unë i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë Christianit dhe lutem që familja e tij të ketë forcë dhe besim. Në këto momente, uniteti i familjes së futbollit është aq i fortë dhe ai dhe familja pranojnë përshëndetje dhe lutje nga të gjithë. Kam dëgjuar që tifozë nga të dy skuadrat brohorisnin emrin e tij. Futbolli është madhështor dhe Christian e luan atë bukur. “

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë