Ish-ministri i Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se pa formimin e ushtrisë së Kosovës, nuk kemi që çfarë t’i ofrojmë NATO’s.
“Derisa nuk e kemi formuar ushtrinë, ne nuk kemi çfarë t’i ofrojmë NATO-s. Andaj fillimisht duhet ta bëjmë ushtrinë”, ka thënë Çeku në tryezën e Asociacionit të Paktit Atlantik të Rinisë së Kosovës, në të cilin u diskutua rreth integrimeve euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Çeku ka thënë se edhe Kosova synon të anëtarësohet në NATO, duke shtuar se nuk ka ndonjë kundërshtar brenda Kosovës rreth kësaj çështjeje.