Loading…

Çelaj: Prokurorët e policët po i frikësohen Vetëvendosjes

  • 17/03/2017 | 08:33

Çelaj: Prokurorët e policët po i frikësohen Vetëvendosjes

Hiç më pak se numri dy i drejtësisë në vend, Lirak Çelaj, ka shprehur bindjen se institucionet e drejtësisë në Kosovë po i frikësohen lëvizjes Vetëvendosje.


“Policia, prokurorët e gjyqtarët po frikohen nga Vetëvendosje. Sepse nëpër konferenca për shtyp, nëpër parulla e afishe po linçohen nga anëtarët e Vetëvendosjes”, ka thënë në “Interaktiv”të KTV-së, Lirak Çelaj, zëvendësministër i Drejtësisë.

“Presionet që këta u bëjnë këtyre personave po bënë që ata të përtojnë që të merren me këto lëndë”, ka thënë Çelaj, teksa ka thënë se nga pozita e zëvendësministrit e di që kjo është deklaratë serioze.

“Por e them me përgjegjësi të plotë”, ka thënë ai.

Çelaj nuk e ka kontestuar se Prokuroria e Policia për Krime ekonomike kanë shumë punë në Komunën e Prishtinës. Ka përmendur këtu rastin me projektin “Kodrina” dhe atë me çerdhet me bazë në komunitet.

“Janë vetëm dy nga shkeljet e panumërta të ligjit që ka bërë Shpend Ahmeti. Në rastin ‘Kodrina’ është rasti mbase i njëjtë si te Ramadan Muja, kryetar i Prizrenit. Unë nuk po them se duhet dënuar, sepse nuk e jap verdiktin, por po them pse nuk po nis procesi i njëjtë si për Ramadan Mujën”, ka thënë Çelaj.

Ka shprehur bindjen se ka shumë shkelje edhe në rastin e çerdheve me bazë në komunitet.

“Ai ka dalë me pompozitet me idenë për çerdhet me bazë në komunitet. Por çfarë ka bërë ai, ka krijuar OJQ dhe ju ka dhënë pa kurrfarë kritere shumë kompetenca dhe shërbime. Mua më kanë thënë njerëz që për një fëmijë në çerdhe me bazë në komunitet paguajnë 100 euro”, ka thënë Çelaj.

Ai madje ka akuzuar se këtu ka të përfshirë edhe njerëz të partisë.

“Themelues të disa këtyre çerdheve janë OJQ-të. Asamblisti Genc Sherifi është themelues i një OJQ-je e cila qeverisë me një çerdhe të tillë. Pra ky sistem u shërben për të punësuar militantë të partisë”, ka thënë Çelaj.

Kur ka folur për premtimet e Ahmetit, ka thënë se madje “as xhipin e Mustafës nuk e ka shitur ende”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë