Loading…

Celina për ndeshjen ndaj Irlandës: Do të japim maksimumin tonë

  • 23/09/2022 | 19:21

Celina për ndeshjen ndaj Irlandës: Do të japim maksimumin tonë

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka folur përpara ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut.
Kosova do të përballet me Irlandën e Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve.


Përpara takimit ka folur edhe mesfushori kosovar, Bersat Celina, i cili u shpreh i lumtur që do luajnë në Britaninë e Madhe dhe se do japin maksimumin në atë takim.

“Jam i lumtur që po kthehem në Britaninë e Madhe për të ndeshje futbolli. Ashtu si unë edhe për gjithë ekipi kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë takim. Ne jemi të kënaqur që luajë ndeshje të tilla dhe do të japim maksimumin tonë” ka thënë Celina.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Kosovës zhvillohet nesër, nga ora 18:00.

Pas katër ndeshjesh sa kanë zhvilluar ‘Dardanët’ në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, kanë gjashtë pikë në vendin e dytë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë