Loading…

Çerdhe e re në Prishtinë

  • 30/11/2016 | 12:15

Çerdhe e re në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për hapjen e çerdhes më të re në kryeqytet.

Është fjala për përgatitjet për hapjen e çerdhes Zogjtë në Sofali, shkruan gazetametronet

Këtë e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook.

“Komuna e Prishtinës informon të gjithë banorët se më 30 nëntor, e mërkurë, në ora 17:00 , në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e Komunës së Prishtinës, do mbahet diskutimi publik për përzgjedhjen e Këshillit të Prindërve të cilët në bashkëpunim me Komunën do të themelojnë çerdhen me bazë në komunitet “Zogjtë’”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Tutje ai ka treguar se të gjithë prindërit e interesuar duhet të dorëzojnë një letër me shkrim ku shprehin qëllimin për tu zgjedhur në Këshillin e Prindërve. Këshilli i prindërve do të zgjedhet me votat e personave prezent që do të jenë në sallë. Letra mund të dorëzohet në sportelin numër 5 apo në emailin;[email protected] .

Poashtu Ahmeti ka treguar se të drejtë konkurrimi kanë vetëm prindërit që kanë fëmijë të moshës 0-6 vjeç dhe që kanë qëllim t’i regjistrojnë në çerdhen që do të hapet./gazetametronet

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë