Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mban sot Ceremoninë e shpalljes së “Poetit Laureat” në Hollin e Ministrisë së Kulturës, ora 17:00, përcjell Gazeta Metro.
Nisma e QKLL është promovimi i poezisë shqipe nëpërmjet përfaqësimit të një zëri të fuqishëm në poezinë shqipe, i cili do ta mbajë këtë titull për një mandat dy vjeçar.
Poeti Laureat është tashmë traditë në shumë vende të njohura. Kandidat për këtë vlerësim janë:
1. Mimoza Ahmeti
2. Sadik Bejko
3. Natasha Lako
4. Rudolf Marku
5. Ledia Dushi
6. Bardhyl Londo
7. Luljeta Lleshanaku
8. Preç Zogaj
9. Agron Tufa
10. Visar Zhiti
Aktiviteti do të mbahet duke respektuar masat ndaj Covid-19./ QKLL/ GazetaMetro