Loading…

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Serbi, Shaip Kamberi ka një kërkesë të fortë për Beogradin

  • 05/07/2022 | 16:15

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Serbi, Shaip Kamberi ka një kërkesë të fortë për Beogradin

Shaip Kamberi ka njoftuar janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 3 prill në Serbi. Mirëpo ai ka një kërkesë për Serbinë. Ai tha se “themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re të Serbisë duhet të shoqërohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”.


Ndër të tjerash, Kamberi tha se si Koalicion i Shqiptarëve të Luginës do të komunikojnë me SDA-në nga Sanxhaku për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të krijuar një grup parlamentar.

Gjithashtu, ai tha se në ditët në vijim do t’i paraqesin kërkesat për Qeverinë e re të Serbisë.

Shaip Kamberi u rizgjodh si deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi siguroi 698 vota në zgjedhjet që u janë mbajtur në Tërnoc të Bujanocit.

Postimi i plotë:

THEMELIMI I KUVENDIT DHE QEVERISË SË RE TË SERBISË TË SHOQËROHET ME VENDOSJEN E SANKSIONEVE NDAJ RUSISË, NË PËRPUTHJE ME POLITIKËN E JASHTME TË BASHKIMIT EVROPIAN

Sot, Komisioni Republikan Zgjedhor në Beograd ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 3 prillit 2022 në Serbi.

Partia kryesore në pushtet, Partia Progresiste e Serbisë (SNS) e Presidentit Vuçiq do të ketë 120 mandate nga gjithsej 250. Partneri i saj tradicional, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Ivica Daçiqit – 31 mandate.

Subjektet me vokacion të hapur të ekstremit të djathtë tashmë kanë bashkërisht 35 deputetë.

Listat që garuan si pakica kombëtare vetëm 13 deputetë.

Si Koalicion i Shqiptarëve të Luginës jemi në komunikim me ish-partnerin tonë të legjislaturës së kaluar, Partinë e Aksionit Demokratik (SDA) nga Sanxhaku, për ta vazhduar bashkëpunimin dhe për ta zgjeruar me partnerë të tjerë të mundshëm drejt themelimit të një Grupi Parlamentar.

Ditëve në vijim do t’i paraqesim kërkesat tona konkrete për Qeverinë e re të Serbisë.

Siç jemi zotuar, jo për t’u bërë pjesë e koalicionit të ri qeveritar, por si parakusht për ta votuar ose jo kabinetin e ri qeveritar.

Këto kërkesa do t’i bëjmë publike para mbajtjes së seancës plenare.

Themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re të Serbisë duhet të shoqërohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Ky vendim është në interes të paqes, demokratizimit, zhvillimit e stabilitetit të vendit dhe rajonit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë