Loading…

Cesc Fabregas kthehet në kohë, tregon arsyen e vërtetë pse u largua nga Arsenali

  • 25/03/2020 | 16:45

Cesc Fabregas kthehet në kohë, tregon arsyen e vërtetë pse u largua nga Arsenali

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, është kthyer në kohë dhe ka folur rreth vendimit që ai kishte marrë vite më parë për t’u larguar nga Arsenali, transmeton Gazeta Metro.


Pavarësisht se vlerësohej lartë dhe ishte i dashur nga tifozët e Arsenalit, tash ish kapiteni i Arsenalit në vitin 2011 kishte marrë vendim që të largohet.

Në atë vit, mesfushori spanjoll ishte rikthyer te skuadra e Barcelonës, aty ku edhe kishte mësuar hapat e parë të një futbollisti. Kurse, tash në vitin 2020, 32 vjeçari ka shpjeguar arsyet e largimit, duke theksuar se e ndiente veten në presion të madh, pasi që ishte edhe kapiten i skuadrës.

“Kam dhënë gjithçka nga vetja. Nganjëherë edhe në këmbë kam shkuar në shtëpi dhe kam qarë kur humbisnim përballje” – tha fillimisht mesfushori i Monacos për ‘Arseblog’.

“Po, ne luanim futboll të mirë, mirëpo në dy tre vitet e fundit e ndjeja se vetëm Robin dhe Samir ishin të vetmit lojtarë në nivelin tim dhe që mund të luanin në nivele të larta” – deklaroj Fabregas.

Pas aventurës te Barcelona, Cesc Fabregas u kthye edhe njëherë në Premier Ligë, te rivali lokal i Arsenalit, Chelsea, teksa tani është pjesë e Monacos./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë