Zgjedhja e Presidentit është një nga temat kryesore në Kosovë ditëve të fundit.
Deputeti i Aleancë për Ardhmërin e Kosovës, Besnik Tahiri beson se vendi do të shkoj sërish në zgjedhje.
“Po qysh mos me pasë zgjedhje? Për dy ditë qysh zgjedhet Presidenti?”, u shpreh Tahiri në Klan Kosova.
Ai theksoi se askush e sidomos deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duan të kenë zgjedhje të reja.
Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është data 5 mars.