Loading…

“Çështje Zakoni” reprizë në teatrin Dodona

  • 18/01/2017 | 14:21

“Çështje Zakoni” reprizë në teatrin Dodona

Dialogu dhe konfliktet mes anëtarëve të një familje për ndarjen e pronës së trashëguar janë shprehur edhe përmes shfaqjes “Çështje Zakoni” me regji të Zana Hoxha – Krasniqit. Kjo shfaqje e cila u dha premierë dy ditë më herët në teatrin “ODA”, do të reprizohet nesër në teatrin “Dodona” duke filluar nga ora 19:30.

Shfaqja po realizohet në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit”, implementuar nga ARTPOLIS.

Ky projekt vë theksin mbi mentalitetet dhe rolet gjinore që shpeshherë dalin të jenë më të forta sesa ligji. Shfaqja ka në vetë rrëfimin e familjes Murtezi. Familja Murtezi vendoset në banesën e re në Prishtinë, befasi kjo e përgatitur nga babai, Vetoni. Por kur vëllai i Vetonit vjen për vizitë, në pah del dhe çështja e ndarjes së trashëgimisë familjare dhe ndarjes së pronës së trashëguar gjë që “shkund” raportet familjare,shkruan Gazeta Metro.

Në këtë shfaqje interaktive Publiku nuk është vetëm shikues pasiv, por bëhet pjesë aktive e kësaj drame përmes Forumit dhe diskutimeve të cilat mundësojnë komunikimin me personazhet e shfaqjes. Shfaqja është realizuar nëpërmjet lojës së aktorëve Kushtrim Qerimi, Donikë Ahmeti, Ermal Sadiku, Qëndresa Kajtazi e Edon Shileku Për të gjithë që dëshirojnë ta shohin këtë shfaqje dhe të bëhen pjesë e diskutimeve hyrja është falas./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë