Loading…

Çfarë bëjmë gabim kur lajmë dhëmbët

  • 14/05/2022 | 15:06

Çfarë bëjmë gabim kur lajmë dhëmbët

Larja e dhëmbëve është një rutinë e përditshme që e kemi bërë kaq shumë, saqë harrojmë të pyesim veten nëse i dimë të gjitha rregullat.


Rezulton se ne ende bëjmë shumë gabime kur lajmë dhëmbët.

Larja e duhur e dhëmbëve

Pyetja e parë që lind është nëse duhet të lajmë dhëmbët para apo pas kafjalli? –

Larja e dhëmbëve i çliron ata nga shtresat dhe bakteret. Nëse konsumoni ushqime dhe pije të tharta, si bukë e thekur, kafe dhe agrume, duhet të shmangni larjen e dhëmbëve për të paktën 30 minuta pas ngrënies.

Kur lani dhëmbët menjëherë në mëngjes, ju përshpejtoni prodhimin e pështymës, e cila ndihmon ushqimin të shpërbëhet dhe kështu vret bakteret e dëmshme në gojë, – shpjegon dentistja Rhona Eskander.

Mënyra se si mbahet furça e dhëmbëve është shumë e rëndësishme për ruajtjen e duhur të shëndetit të dhëmbëve.

Dentistja tregon se duhet mbajtur në një kënd prej 45 gradësh, në mënyrë që gjysma e furçës të mbështetet në mishrat e dhëmbëve dhe gjysma tjetër në dhëmbë, ndërsa fijet e furçës duhet të jenë gjithmonë të kthyera drejt mishrave të dhëmbëve.

Presioni

Shumë njerëz mendojnë se sa më shumë që shtypin furçën, aq më mirë do të lajnë dhëmbët. Megjithatë, sekreti nuk është në këtë, por krejt e kundërta. Larja e tepërt mund të dëmtojë dhëmbët.

Larja e gjuhës

Larja e gjuhës neglizhohet nga shumë ose bëhet gabim. Dentisti thotë se edhe gjuha mund të jetë përgjegjëse për erën e keqe të mëngjesit, ndaj çdo herë që lani dhëmbët duhet të pastroni, me lëvizje poshtë-lart.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë