Një person i armatosur ka hapur zjarr të dielën në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës duke shkaktuar vdekjen e disa personave.
Policia daneze njoftoi se kishte arrestuar një 22-vjeçar, shtetas danez dhe se nuk e përjashtonte mundësinë se mund të bëhej fjalë edhe për një “akt terrorizmi”.
Policia e Kopenhagës bëri të ditur se forca të shumta të sigurisë janë dërguar në qendrën tregtare “Field” pas njoftimeve për të shtëna me armë zjarri. Autoritetet u kërkuan njerëzve të ndihmonin me pamje të xhiruara nga momenti i sulmit apo me informacioneve të tjera të lidhura me ngjarjen.
Mediat lokale publikuan disa imazhe ku shfaqen oficerë policie të armatosur rëndë në vendngjarje, si dhe njerëz tek largoheshin me shpejtësi nga qendra tregtare.
Autoritetet këshilluan njerëzit të qëndrojnë larg zonës si dhe të presin për ndihmën e policisë nëse do t’u nevojitet