Loading…

Çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve

  • 06/03/2017 | 09:53

Çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve

Secila nga tri ngjyrat ka ndikimin e vet shëndetësor të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve.

Përbërësit e pastës së dhëmbëve shpesh janë objekt debati, mirëpo ekspertët thonë që vetëm mund të na kursejë pastën e dhëmbëve nga prejardhja e paverifikuar.

Është me rëndësi të lani dhëmbët dy herë në ditë për çdo ditë, ndërkaq pos pastës së dhëmbëve, është me rëndësi edhe mënyra e larjes së dhëmbëve.

Secili nga ata “shirita” në pastë dhëmbësh ka përbërës të ndryshëm, si edhe ndikim të ndryshëm. Ja se çfarë do të thonë ata:

? Fluorid (pjesa e bardhë) është përbërësi më i vlefshëm dhe më i rëndësishëm në pastën e dhëmbëve. Përmban substancën me ndihmën e së cilës dhëmbët zbardhen, por edhe më e rëndësishme është që mbron dhëmbët tuaj nga kariesi, transmeton Telegrafi.

? Xheli i kaltër (apo i gjelbër) ka ndikim kundër mikrobeve, freskon erën tuaj të gojës dhe mbron brendinë e gojës nga bakteret.

? Xheli i kuq është shtuar më vonë dhe përmban disa nga elementet kyç për shëndetin e mishit të dhëmbëve. Dukja e këtillë e pastës nuk është e domosdoshme, mirëpo paraqet strategji të shkëlqyeshme marketingu.

Gjithashtu, ekziston edhe sekreti i cili fshihet në fund të vetë ambalazhit. Aty, gjithnjë shohim një ngjyrë, mbase është dukur si diçka pa rëndësi, ose të tjerë as që e kanë vënë re, por ajo mund të jetë një nga gjërat më të rëndësishme.

Nëse ngjyra në fund të pastës është:

? E gjelbër – Pasta është natyrale

? E kaltër – Natyrale + medikamente

? E kuqe – Natyrale + kimikate

? E zezë – E gjithë pasta është me përmbajtje kimike

Tani ju e dini se çfarë paste duhet të përdorni

auto_maxresdefault-41488782479

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë