Loading…

Çfarë e pret Kosovën nëse merren vesh Putin e Trump?

  • 11/11/2016 | 15:17

Çfarë e pret Kosovën nëse merren vesh Putin e Trump?

Pavarësisht se serbët i janë gëzuar më shumë fitores së Trump-it se sa vendet se sa vendet tjera të rajonit, ata sërish nuk besojnë se kjo do t’u ndihmojë që ta kthejnë Kosovën nën sundimin e tyre.

Profesori i Fakultetit të shkencave politike në Beograd, Zoran Stojiljkoviq duke folur për këtë temë në mediat serbe, ka thënë se nuk duhet të priten ndërrime të rëndësishme në politikën e SHBA-ve ndaj Sërbisë. Sipas tij, Ballkani që moti nuk është prioritet në politikën e jashtme të SHBA-së, ndërsa nuk duhet dyshuar se do të vazhdohet në insistimin për integrime europiane, hyrje në NATO dhe zgjidhjen e problemit të Kosovës, transmeton gazetametro.net.

Sipas tij, e para që duhet pritur, është të shihet a do të bëjë Donald Trump vërtët kthim në marrëdhënjet e SHBA-ve dhe Rusisë siç kishte paralajmëruar gjatë kampanjës.

Megjithatë, ai thekson se presidenti i SHBA-së ka autoritete të gjëra, por nuk është i vetmi i cili e udhëheq politikën e jashtme të SHBA-së.

“Zgjedhësit amerikan kanë porositur se dëshirojnë ndryshime, dhe tani do të shohim se a do të ketë ndryshime në politikën e jashtme të Amerikës. Presidenti është kryesori, por politikën e udhëheq e tërë administrata”, thotë Stojiljkoviq.

Në mënyrë të ngjajshme mendon edhe producenti i Reuters-it Jaksa Scekiq.

“Mendoj se Sërbia dhe i gjithë ky regjion është larg nga radari i politikës së jashtme të Amerikës. Sërbia konkretisht mund të ketë ndonjë benefit vetëm në rast të përmirsimit të marrëdhënjeve nëmes të Ëashintonit dhe Moskës. T`ju përkujtoj që Trump ka deklaruar se dëshiron të takohet me Putinin edhe para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ai takim do të ishte interesant për gjithë botën dhe më interesant për Sërbinë”, thotë Scekiq.

Analisti politik Dusan Janjiq paralajmëron se duhet të jenë të kujdesshëm me festim për shkak të fitores së Trump sepse ai nuk do të jetë i pavarur në vendimarrje.

“Nuk pres ndryshime në lidhje me politikën ndaj Sërbisë, por as ndaj regjionit. Kujtohuni se Republikanët kanë qenë në pushtet në Amerikë në kohën e shkatërrimit të Jugosllavisë në fillim të viteve të nëntëdhjeta, dhe çka ka ndodhur atëherë”, thotë Janjiq. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë