Loading…

Çfarë fati për Rey Manaj, trajneri i Barcelonës Setien e përfshiu në skuadrën e parë

  • 14/02/2020 | 15:48

Çfarë fati për Rey Manaj, trajneri i Barcelonës Setien e përfshiu në skuadrën e parë

Rey Manaj është ftuar nga skuadra e parë e Barcelonës, duke u përfshirë në listën zyrtare të ekipit për ndeshjen ndaj Getafes. Trajneri i Barcelonës Quiqe Setien e sheh të nevojshme përfshirjen e tij në skuadrën e parë.


Sulmuesi shqiptar ishte përfshirë disa herë në stërvitje me skuadrën, por këtë do të jetë në listë për ndeshje.

Gazetarët spanjollë kanë qenë të befasuar nga zgjedhja e Quique Setien dhe e kanë pyetur trajnerin e Barcelonës në lidhje me këtë zgjedhje.

Përgjigja e ishte se Rey Manaj mund të kontribuojë me fanellën e katalanasve dhe se besojnë në potencialin e lojtarit.

“Rey Manaj merr një kohë të shkurtër dhe duhet të përshtatet, por gatishmëria e tij është shumë e mirë dhe nëse e mbajmë atë, vjen për arsyen sepse ne besojmë se na nevojitet, mund të kontribuojë me vlerat e tij”.

“Ne jemi duke punuar shumë me akademinë dhe do të kenë më shumë mundësi kur ekipi i parë të relaksohet”, ka thënë Setien.

Barcelona ka probleme të mëdha në repartin e sulmit pas lëndimit të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, që e kanë mbyllur sezonin. Shto edhe telashet e brendshme mes Lionel Messi dhe kryesisë së klubit, mund të thuhet se Barcelona është në telashe.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë