Loading…

Çfarë fitojmë kur flemë në një dhomë të ftohtë?

  • 28/11/2023 | 23:08

Çfarë fitojmë kur flemë në një dhomë të ftohtë?

Mund të thuhet se dimri ka ardhur zyrtarisht dhe se temperaturat e ulëta kanë “pushtuar” vendin. Ndërkohë, shumë prej nesh mund të gjejnë vështirësi kur flenë, pasi dhoma e tyre e gjumit është e ftohtë, mirëpo a e dini se kjo është në të mirën tuaj?


Ka studime që shpjegojnë arsyet se përse duhet të flini në një dhomë jo të ngrohtë.

“Temperatura e dhomës mund të prishë prodhimin e melatoninës dhe kortizolit duke ndikuar në orën e brendshme të trupit ose në ritmin cirkadian. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë edhe tharje në sy, sepse ngrohja e ajrit krijon një atmosferë të thatë, duke ulur përqindjen e lagështisë”, thekson Dr. Elizabeth Hawkes, konsulente në kirurgjinë okulistike dhe oftalmoplastike, e specializuar në kirurgji blefaroplastike, shëndetin e syve.

Një studim i publikuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë zbuloi se gjumi në një dhomë më të freskët me shtrat më të freskët sjell përfitime për shëndetin, disponimin dhe plakjen e shëndetshme.

Kundër plakjes

Një dhomë e freskët inkurajon trupin të prodhojë melatonin, një hormon me efekte të fuqishme kundër plakjes. Rritja e prodhimit të melatoninës mund të çojë në:

-cikle normale menstruale

-humor të përmirësuar

-humbje peshe

-përmirësimi i shëndetit të trurit.

Cilësi më e mirë e gjumit

Studimet kanë vërtetuar se kur krijohet një mjedis për trupin që ul temperaturën e tij bazë gjatë natës, njerëzit djersiten më pak dhe trupi kalon më shumë kohë në dy fazat më të rëndësishme të gjumit:

Gjumi i thellë me valë të ngadalta, i njohur edhe si gjumë i thellë, i cili zgjat 70 deri në 90 minuta dhe ndodh brenda orëve të para pas shtrirjes.

Më pak stres dhe më shumë humor të mirë

Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, përfitimet janë të shumta. Gjumi cilësor redukton stresin dhe temperaturat më të ftohta reduktojnë prodhimin e kortizolit, hormonit të stresit. Stresi kronik mund të çojë në komplikime afatgjata shëndetësore, si depresioni, problemet me stomakun, shtimi në peshë dhe vështirësitë me kujtesën dhe përqendrimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë