Loading…

Çfarë i ka bërë bashkë Jahjagën, Kusarin dhe Çitakun

  • 18/12/2016 | 23:14

Çfarë i ka bërë bashkë Jahjagën, Kusarin dhe Çitakun

Një fotografi e postuar nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, shfaq atë së bashku me ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku dhe me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.


Si duket tri gratë e njohura të politikës në Kosovë njihen që moti, pasi Kusari-Lila thotë se që të dyja, edhe Çitaku edhe Jahjaga, e njohin djalin e saj Edonin që nga ditët e para.

“Mikëpritje në Aeroportin e Prishtinës nga Edoni për Mamin dhe dy gratë që e njohin nga ditët e tij të para”, ka shkruar ajo.

Aktualisht Kusari-Lila është në përpjekje e sipër të themelimit të partisë me Ilir Dedën, Jahjaga është pa parti – dhe po flitet nëpër media që do të nis ndonjë iniciativë të re politike, ndërsa Çitaku ka qenë përherë anëtare e PDK-së.

Kush e di, ndoshta në të ardhmen që të trija do t’i shohim të bashkuara në një parti politike.

2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë