Loading…

Çfarë i shkakton organizmit mungesa e hekurit

  • 14/01/2020 | 15:19

Çfarë i shkakton organizmit mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Kolegji Imperial Londër dhe Universiteti i Londrës, transmeton Gazeta Metro.


Studimi i fundit sugjeron se hekuri mund të ketë një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve të zemrës, ndërsa mungesa e tij mund të rris rrezikun e prekjes nga problemet e zemrës. Këto gjetje premtuese mund të hapin rrugën për trajtime të reja. Studiuesit shqyrtuan lidhjen mes niveleve të hekurit në trup dhe rrezikun e zhvillimit të llojit më të shpeshtë të sëmundjeve kardiovaskulare : atë të arteries koronare.

Rezultatet konfirmuan hipotezën se nivelet më të larta të hekurit zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

“Këto rezultate,” përfundojnë autorët, “mund të nxjerrë në pah një objektiv terapeutik. Sëmundjet koronare të zemrës, ndodhin kur rrjedha e gjakut bllokohet ose ngadalësohet dhe nuk është në gjendje që të furnizojë zemrën siç duhet. Aktualisht vlerësohet se më shumë se 370.000 të rriturit amerikanë vdesin si rezultat i sëmundjeve kardiovaskulare çdo vit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë