Loading…

Çfarë i tha policisë bosi i drogës pasi u kap nga forcat e mëdha të sigurisë

  • 25/10/2021 | 13:28

Çfarë i tha policisë bosi i drogës pasi u kap nga forcat e mëdha të sigurisë

Njeriu që Kolumbia e përshkruan si trafikantin më të rrezikshëm të drogës në botë u tha forcave të sigurisë: “Ju më mposhtët’’, kur u kap gjatë një operacioni këtë fundjavë, tha qeveria të dielën, transmeton Gazeta Metro.


Dairo Antonio Usuga, i njohur si Otoniel, u kap nga forcat e armatosura të Kolumbisë gjatë një operacioni në një zonë rurale të rajonit Uraba të Kolumbisë, provincën Antioquia, ku përfshiheshin më shumë se 500 anëtarë të forcave speciale të Kolumbisë dhe 22 helikopterë, thanë zyrtarët të shtunën.

Otoniel akuzohet për eksportimin e qindra tonë kokainë çdo vit, ndërsa Presidenti Ivan Duque tha të Shtunën se ai është gjithashtu përgjegjës për vrasjen e policëve, rekrutimin e të miturve dhe abuzimin seksual të fëmijëve.

Qeveria e Kolumbisë do të paraqesë një peticion të hënën në Gjykatën e Lartë të vendit të Andeve për të ekstraduar Otoniel në Shtetet e Bashkuara, tha Ministri i Drejtësisë Ëilson Ruiz për Reuters të dielën, duke shtuar se procesi mund të zgjasë katër javë për të përfunduar.

“Ekstradimi i pret të gjithë ata që kryejnë krime ndërkombëtare,” u tha Ministri i Mbrojtjes Diego Molano gazetarëve në Necocli, afër vendit ku u kap Otoniel, 50 vjeç.

Kolumbia kishte ofruar një shpërblim deri në 3 miliardë pesos (rreth 800,000 dollarë) për informacion në lidhje me vendndodhjen e Otoniel, ndërsa qeveria amerikane kishte vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për ndihmën në gjetjen e tij. Të dy shpërblimet do të paguhen, tha Molano, ndërsa e përshkroi Otonielin si “llojin më të keq” të kriminelit.

Otoniel u bë udhëheqës i grupit të trafikut të drogës Clan del Golfo, ose Klani i Gjirit, pas punës si një gueril i krahut të majtë dhe më vonë si një paramilitar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë