Loading…

Çfarë i tha Visar Ymeri diplomates Mogherini

  • 04/03/2017 | 17:25

Çfarë i tha Visar Ymeri diplomates Mogherini

Gjatë vizitës që bëri në Kosovë, kryediplomatja Fedrica Mogherini u takua edhe me udhëheqësit e Partive Politike.


Ajo, takoi që të gjithë menjëherë, e në mesin e tyre edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri.

Ky i fundit ka treguar përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, se për çfarë kanë folur me diplomaten evropiane.

Ymeri, thotë t’i jetë ankuar Mogherinit për kushtëzimin që i është bërë Kosovës për liberalizim të vizave, duke e quajtur pabarazi mes popujve dhe kritere e kërkesa që nuk bazohen në parimin e reciprocitetit të marrëdhënieve e respektimin e ndërsjellë të sovranitetit mes vendeve.

Lideri i Vetëvendosjes i ka folur Mogherinit edhe për marrëveshjet e arritura në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, dialog ky që sipas Ymerit, nuk ka as dobi e as drejtësi, e madje që nuk bazohet as në parime të marrëdhënieve mes dy shteteve e as në parimin universal për lirinë e popujve, transmeton Gazeta Metro.

E padyshim që ka folur edhe për marrëveshjen e fundit me Malin e Zi.

“Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet të shënjuar. Por kjo duhet bërë sipas së drejtës publike ndërkombëtare dhe sipas parimit të paprekshmërisë së integritetit territorial të Republikës. Marrëveshja me Malin e Zi i cenon të dyja. Nuk bën të humbim territor. Duhet të insistojmë për trajtim të barabartë e dinjitoz”, shkruan Ymeri në Facebook.

Imponimi sipas Ymerit sjellë krizë, shqetësim dhe indinjatë. Ndërsa “Populli i Kosovës kërkon paqe, zhvillim e punë. Jo nënshtrim. Jo cenim territori. Jo mohim sovraniteti. Jo përdhosje dinjiteti”, janë sqarimet që i ka bërë Ymeri para Mogherinit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë