Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë ndeshjes së sotme kundër Cadiz në një moment ‘u mashtrua’ në mënyrë perfekte nga mbrojtësi, Mamadou Mbaye, transmeton Gazeta Metro.
Po zhvillohej minuta e 21’të kur mbrojtësi senegalez ishte nën presion nga gjiganti kosovar, që as sot nuk arriti të gjejë rrugën e golit.
Mbaye përkundër presionit nga Muriqi, diti shumë mirë të menaxhoj situatën dhe përveç kësaj e dribloi sulmuesin kosovar.
La Mominha 🙈🔥 @Momomb78
Muriqi la sigue buscando… 🫣 pic.twitter.com/tmFhJzqNYU— Bollu 🇺🇦 (@adribollullo) January 28, 2023
Në anën tjetër, mëngjarashi prizrenas mund të themi se ka hyrë në një ‘mini krizë’ të golave, pasi që nuk ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit në La Liga.
Ai sot nuk kishte ndonjë rast të volitshëm për ta thyer ‘akullin’, por që as Mallorca nuk tregoi aspak lojë të mirë me ç’rast edhe u mposht me rezultat 2-0.
Përkundër kësaj 28-vjeçari vazhdon të jetë një nga golashënuesit më të mirë në La Liga me tetë gola.
Më shumë se Muriqi kanë realizuar vetëm Robert Lewandowski (13), Joselu (11) dhe Karim Benzema (9). /gazetametro.net