Loading…

Çfarë ka më shumë n’peshoren e KryeParlamentares, Vjosa Osmani: Raisond’État (LDK-ist) – apo dogmë (Albin-ist)e!

  • Nga

  • BARDHYL META

  • 30/04/2020 | 20:12

Çfarë ka më shumë n’peshoren e KryeParlamentares, Vjosa Osmani: Raisond’État (LDK-ist) – apo dogmë (Albin-ist)e!

Çfarë ka më shumë n’peshoren e Krye Parlamentares, Vjosa Osmani: Raisond’État (LDK-ist) – apo dogmë (Albin-ist)e!? A i ka tradhtuar LDK votuesit e saj, ndërkohë që po formon Qeverinë Hoti? A më shumë ndikoi Vjosa Osmani (Institucionaliste) tek qëndrimet politike të Albin Kurtit e VV-së, në çështjet fundamentale si “Rezoni shtetëror” e shtetndërtues? apo, Albin Kurti ndikoi dhe ‘infektoi” Vjosa Osmanin – me politikat tradicionale të VV-së, që njihen më shumë si një koktel politikash populliste, dhe rrjedhimisht edhe antiinstitucionaliste, anti demokratike, politika, që marrin shpesh herë në ndihmë, edhe dhunën karshi rendit kushtetues e institucional, procedurave demokratike në parlament e gjetiu…?

Shkruan: Bardhyl Meta

Kosova si ka asnjë borxh VV-së dhe Kurtit, që të bëhemi të gjithë myhib të “Xhihadit” e luftës së tyre për një “Rend të Ri Botëror” e për anti amerikanizëm, qoftë nga pozicione antiimpreialiste, apo aso të ekstremit të majtë, por që bashkë – përbaltin SHBA-të gjithandej?

Shumica dërmuese e trupit elektoral Kosovarë, përfshirë edhe votuesit e VV-së – s’kanë votuar për këtë dogmë, dhe për këtë politikë që qon në përballje harakiri me SHBA-të dhe botën.

Busulla politike e “Varkës” së Qeverisë së Albin Kurtit dhe VV-së, e shumta, mund të shërbente për lundrim, vetëm e vetëm në liqenet, lumenjtë dhe kënetat e vogla vendore.

Në procesin e tranzicionit dhe bartjes së pushtetit ekzekutiv nga Qeveria Kurti tek Qeveria Hoti, me qenë se “Stacioni” Kryesor është Parlamenti – përveç tjerash – do t’jemiedhe dëshmitarëtë faktit, nëse:

Më shumë ndikoi Vjosa Osmani (Institucionaliste) tek qëndrimet politike tëAlbin Kurtit e VV-së, në çështjet fundamentale si “Rezoni shtetëror” e shtetndërtues dhe rrjedhimisht, respektimi i procedurave demokratike e parlamentare, transicioni demokratik i pushteteve – fillimisht në Parlament. E pastaj edhe në Gjykatë Kushtetuese;

Apo, më shumë ndikoi dhe ‘infektoi” Albin Kurti – Vjosa Osmanin – mepolitikat tradicionale të VV-së, që njihen më shumë si një koktel politikash populliste, dhe rrjedhimisht edhe antiinstitucionaliste, anti demokratike, politika, që marrin shpesh herë në ndihmë, edhe dhunën karshi rendit kushtetues e institucional, procedurave demokratike në parlament e gjetiu…?

Dilema, nuk është as e shpifur, dhe as e pa rëndësishme?

As për vet rrethanën, as për demokracinë dhe shtet ndërtimin, aq më pak, edhe për “nderin” e këtij shteti në tavolinat diplomatike e ndërkombëtare, ku Kosova është promovuar e pranuar me shumë bujari, besë dhe shpresë?

Në fakt, kanë të dyja subjektet – sikurse tjerat – shumëçka që mund të “marrin” nga njëra tjetra.

Me rëndësi qenësore në këtë rast të Vjosa Osmanit, është se “Çfarë” ka dhanë? Dhe, “Çfarë” apo “Çka” ka marr nga VV-ja, Kryetarja Kuvendit, Vjosa Osmani?

Peshorja, dhe këtu t’kemi vëmendjen, tregon vetëm se ç’është e lehtë dhe ç’është e rëndë!

Por peshorja, s’kryen dot edhe rolin e filtrit të nevojshëm në këmbime, ngase as peshorjae argjendarit, s’tregon seç’është ar, ç’është argjend, aq më pak, seç’ështëRaisond’État. (t’cilën LDK, siç dihet nga të gjithë, e ka në ADN-në e saj), apo ç’është virus popullist e dogmatik i Albin Kurtit!

Prandaj, mbetet ta shohim në dy tre ditët në vijim, përmes veprimeve konkrete të Vjosa Osmanit (dhe ekskluzivisht të saj) si Krye Parlamentare e vendit – se çfarë ka vënë – në peshoren saj si bartëse e funksionit Kryetares së Kuvendit të Kosovës – atë të udhëheqëses së debatit, mes 120 deputetëve të barabartë!?

Si politikane e fisnikëruarme dije akademike për “Rezon Shtetëror”, ajo e ka rrugën e trasuar nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit!

LDK, si asnjëherë tjetër në 5 vitet e fundit, është njëzëri: Vendit i duhet një orë e ma parë, një Qeveri e re e udhëhequr nga LDK. I duhet Qeveria Hoti!

Por, dhe këtë duhet thënë prerazi, se nga Vjosa Osmani si Kryetare e Kuvendit, kërkohet të veprojë, vetëm dhe vetëm e udhëhequr nga rezoni shtetëror, Kushtetuta dhe Rregullorja e punës së Kuvendit. Ajo si Deputete, mund t’a deponojë votën e saj – kundër – ndërmarrjes politike të LDK-ës dhe edhe Qeverisë Hoti.

Por, s’do të duhej assesi, që të mbajë anë në procedura:

– qoftë e udhëhequr nga funksioni saj si nënkryetaressë LDK-ës–pra ti bëjë favore LDK-ës

– apo, t’i ve barriera procedurale procesit të mbajtjes së seancës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, e prirë nga anshmëria e saj e hapurnë favor të Albin Kurtit dhe VV-së. Ti bëjë ndër s’kamëza procesit, edhe e shtyrë nga fakti, se partiae cila e ka propozuar për Nënkryetare të Kuvendit, dhe rrjedhimisht, pas ndërtimit të një shumice të re, mund të kërkojë zëvendësimin e saj.

Por rreth dilemës se “Çfarë ka më shumë n’peshoren e Krye Parlamentares, Vjosa Osmani: Raisond’État (LDK-ist) – apo dogmë (Albin-ist)e”, më lejoni t’i shpalojë edhe disa aspekte tjera, të rëndësishme për kohën!?

***

U deshën vetëm rreth 30 ditë që ta shohim të gjithë – se busulla politikee “Varkës” së Qeverisë së Albin Kurtit dhe VV-së,e shumta, mund të shërbente për lundrim, vetëm e vetëm në liqenet, lumenjtë dhe kënetat e vogla vendore.

Edhe pse,siç u dëshmua shpejtë, edhe në ujërat pa dallga të liqeneve e kënetave vendore, ajo s‘ofronte e afronte asgjë, ngase s’nxinte brenda saj askënd tjetër, askënd, përveç një klubi të vogël besimtarësh, edhe këta, vetëm me kushtin shtesë, që t’ishinmët’besuarit e Albin Kurtit.

Përpartnerin e Koalicionit LDK-në, jo se jo, por për shkak të ambientit të kontaminuar nga dogma, aty s’kishte hapësirë asedhe për shumë personalitete, të vet VV-së heterogjene, ndërkohë që u akomoduan, ardhacak të dëgjuashëm, e të pa votuar, nga rradhët e t’besuarve jashtë partisë.

Por, ishte s’prova e lundrimit në valët e ujërave ndërkombëtare, ajo që Kurtin e shpërfaqi në fytyrën e vërtetë. Aktet, veprimet, dhe deklarimete tij, tashmë, n‘emër të Kosovës, ishinpraptuese dhe tragjike për vendin!

Megjithatë, duket se ishim me shumë fat -ngase“Varka” e qeverisëKurtitu rrëzuashpejtë nga dallgët e veta, dhe u përmbys në pusin e dogmës së saj paranojake.

***

Kosovarët dhe Kosova – janë shumë më shumë, dhe shumë më të gjanë e t’randë – në mbamendje,mendësi, në shpirt dhe vizion – sa t’i nxinte një varkë tribale dhe dogmatike – ndërkohë që Kurti dhe VV, kanë hallin që të mbledhin aleat në botë dhe të propagandojnë bashkë me ta–“kundër SHBA-ve si Polici i botës – që rezon Qeveri demokratike e popullore gjithandej”!

Kosovarët dhe Kosova – dhekjo dihet historikisht dhe botërisht –ashtu siç e përmblodhi ditë më parë në facebook, Mentor Agani- “Janë tepër të vegjël, për të qenë kaq të fortë”!

Kosova si ka asnjë borxh VV-së dhe Kurtit, qëtë bëhemi të gjithë myhib të“Xhihadit” e luftës së tyre për një “Rend të Ri Botëror” epër anti amerikanizëm, qoftë nga pozicione antiimpreialiste, apo aso të ekstremit të majtë, por që bashkë – përbaltin SHBA-të gjithandej, me dokrra të cilat po i propagandon Albin Kurti në mediet e majta europiane.

***

Kushdo, që merr në përdorim – këtë busull dogmatike të shkërmoqur kohe, e cila shpie vendin në theqafje – qoftë edhe me trille populliste (për një përdorim), se po e bënë në emër të shtet ndërtimit, të gjoja mbrojtjes së demokracisë dhe votës së “popullit” e floskulatjera – ai apo ajo -ka suspenduar me vetëdije e qëllim, vullnetin e qytetarë të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, dhe të jetësuar në Parlamentin e sotëm, përmes vullnetit të 120 Deputetëve.

Thjeshtë dhengase:shumica dërmuese e trupit elektoral Kosovarë, s’ka votuar për këtë dogmë, dhe për këtë politikë që qon në përballje harakiri me SHBA-të dhe botën.

Nëse edhe ka të tillë, ata janë pak. Dhe sado që tëjenë, duhet ta themi se edhe – ata – janë prerë në besë dhe u është keqpërdorur vota, ekskluzivisht dhe vetëm nga Albin Kurti! I cili e paska kamufluar tinëzisht, cakun të tij primar. Ideologjinë dhe dogmën t‘cilës ia nënshtron çdo veprim të tij politik, përfshirë edhe fatet e vendit.

A e ka tradhtuar LDK votuesit e saj, ndërkohë që po formon Qeverinë Hoti?

Ibrahim Rugova dhe LDK, kanë vepruar pa reshtur tash e 30 vite (që nga dita e themelimit, 23 Dhjetor 1989)qët’mos lejojnë asnjëherë – që fatet e vendit, gjegjësisht, të trinisë Rugoviane  “Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë” – të mbeten vetëm në duart e saj, por ka përbashkuar e afruar gjithherë, pa asnjë përjashtim dhe paragjykim, të gjithë. Dhe ka vepruar e luftuar për 30  vite, që trinia e shenjtë, mos të bie asnjëherë pre e ideologjive dhe dogmave që përçajnë dhe dezintegrojnë shoqërinë dhe vendin, apo qës’jellinvendin tonë, në përballje me SHBA-të. Asnjëherë.

Pra ky është krye betimi (të cilinmbi të gjitha premtimet tjera elektorale)–të cilin e nënkupton,dhe e ka parasysh – në mendje dhe zemër – çdo Kosovar, kur voton LDK-ën. Tash e 30 vite.

Dhe, fatmirësisht, jo vetëm LDK-ën, por me kohë, edhe shumicën dërmuese të partive shqiptare në Kosovë!

Shkurt: Në rrethanën e sotme, fjalën tash e ka Parlamenti!

Dhe vetëm e vetëm Parlamenti dhe 120 Deputetët!

Askush tjetër, s’guxon të ndërmjetësojë e ndërhyj në këtë mes. Apo, mos e bir Zot, të bëhet pengesë e detyrave, agjendave dhe përgjegjësive që ka Parlamenti!

Gjykata Kushtetuese, flet pastaj.

Ajo është aty. Dhe nëse i kërkohet, e thotë fjalën e vet, edhe rreth dilemës hamletiane: “Nëse e bëri Pula – Venë, apo e kundërta, Ve-ja bëri Pulën!? Dhe flet, edhe për shkeljet, sikurse edhe pengesat procedurale të secilit. Secilit!

Edhe n’LDK, ta themi me këtë rast, duhet ta trajtojmë dhe sqarojmë këtë “dilemën”hamletiane për rrethanat brenda partisë e për partinë: “Nëse e bëri Pula – Venë, apo e kundërta, Ve-ja – Pulën!?

Por si tradicionalisht, s’pari duhet t’i kryejmë detyrat dhe përgjegjësitë që kemi të gjithë, karshi vendit.

Urojë dhe besojë, që edhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në ditët në vijim, do të peshojë mirë, dhe do të veprojë me mendësi të Raisond’Étatdhe meradhitje prioritetesh, ku shteti është mbi të gjitha, e vetëm pastaj, atje tutje diku – partia.

Cila do qoftë, preferenca e saj partiake!

(Autori është ish-deputet i LDK’së dhe kjo kolumnë është shkruar enkas për Gazetën Metro)

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë