Loading…

Çfarë luksi nga Fatmir Limaj: Ka edhe persona që ia lëmojnë këmbët në pishinë

  • 22/08/2019 | 17:02

Çfarë luksi nga Fatmir Limaj: Ka edhe persona që ia lëmojnë këmbët në pishinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës në largim, Fatmir Limaj, jashtë protokollit duket se bën jetë goxha luksoze.

Kjo të paktën reflektohet në një video të cilën e ka xhiruar një sinjalizues, ku Fatmir Limaj shihet i rrethuar me miq dhe përderisa ai kuvendon, njëri nga shoqëruesit edhe këmbën ia lëmon.

Ky luks i pushtetarit sigurisht se jetohet edhe nga një pjesë e madhe e atyre që sot votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, anipse rrallë kapen nga syri i qytetarit sepse pushimet e tyre i kalojë në vendet ku populli pa viza nuk kalon, shkruan Sinjali.

Se a do të vazhdojë luksi i Fatmir Limajt dhe i pushtetarëve tjerë të shtetit tonë, edhe ditëve në vijim, mbetet të shihet tek pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale dhe krijimit të institucioneve të reja Republikës së Kosovës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë