Loading…

Çfarë masa janë marrë për gjyqtarët serbë në veri?

  • 24/03/2023 | 08:33

Çfarë masa janë marrë për gjyqtarët serbë në veri?

Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka folur sonte për gjendjen në veri, sa i përket sistemit të drejtësisë. Ai ka treguar se çfarë masa kanë marrë për dorëheqjen e gjyqtarëve serbë në veri.


Zogaj ka theksuar se me përputhjet e KGJK-së, për serbët në veri do të ketë një vendim transparent për mënyrën se si do të trajtohen këto dorheqje.

“6 persona janë në proces formal të diciplinimit, ndërsa të tjerët janë në një proces të dorëheqjes. KGJK-ja do të ketë vendim transparent”, ka thënë ai.

Ai thotë se ka indikacione sa i përket kësaj çështje.

“Fakti që ne nuk kemi pasur një proces të ngutshëm të aprovimit të dorëheqjës, ka qenë se ka pasur indikacione përmes mediave dhe përmes burimeve tjera të informacionit. Prandaj, për ne ka qenë shumë e rëndësishme të kuptohet nëse ka qenë një akt i vullnetshëm i dorëheqjes apo është një akt i diktuar nga faktorët tjerë. Ky proces po zhvillohet, jemi në komunikim me prokurorin e shtetit”, ka thënë tutje ai.

“KGJK po e trajton me seriozitet çështjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve në veri dhe, ne kemi njoftuar edhe opinionin publik që ka procedura disiplinore ndaj disa gjyqtarëve të cilët kanë qenë të përfshirë në shkelje potenciale etike dhe disiplinore”.

Ai tregoi se të gjithë gjyqtarët që janë dorëhequr, duke përfshirë edhe administratën që janë rreth 145 persona, nuk paguhen prej ditës kur janë dorëhequr./Front Online

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë