Loading…

Çfarë ndodh brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë: Ambasadori iranian thotë se po përdorin një armë të re

  • 21/10/2019 | 23:38

Çfarë ndodh brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë: Ambasadori iranian thotë se po përdorin një armë të re

Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar një foto për të cilën pretendon se është bërë brenda kampit të muxhahedinët  në Tiranë, transmeton Gazeta Metro.


Ambasadori akuzon muxhahedinët se po përdorin super kompjutera për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Republikës Islamike të Iranit.

“Anëtarët e MKO në kampin Ashraf, në Shqipëri, po përpiqen të përdorin një tip të ri arme kundër Iranit. Armët e tyre përfshijnë super-kompjutera me të cilët ata po përpiqen të shpërndajnë gënjeshtra dhe lajme të rreme për të helmuar opinionin publik”, shkruan Baeedinejad.

Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje. Të paktën 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri si rezultat i marrëveshjeve të qeverive shqiptare me SHBA’në./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë