Një burrë nga Minesota ka vendosur të shohë se çfarë ndodhë me vezën në të nxehtë e në të ftohtë, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka dashur të dëshmojë se çfarë është i ftohti që ato të ditë ka mbretëruar në atë shtet amerikan. E ka thyer vezën në minus 32 gradë Celsius. Shikojeni se çfarë ka ndodhur.
I ftohti polar e ka prangosur në akull Perëndimin e mesëm dhe ka shkaktuar vdekjen e së paku 21 personave. Temperatura më e ulët është shënuar në Koton në Minesota, minus 48 gradë Celsius./gazetametro.net