Loading…

Çfarë PDK‘je e duam!

  • Nga

  • ARBEN GECAJ

  • 22/06/2021 | 15:20

Çfarë PDK‘je e duam!

Ditëve të kaluara nëpër televizionet tona është folur bukur shumë për PDK’në, për të ardhmen e saj. Në përgjithësi u diskutua se për çka qëndron e çfarë PDK’je i duhet anëtarësisë e votuesve të saj. Analistët, opinionistët e kishin të vështirë të definonin kush është PDK’ja sot!


Shkruan: Arben Gecaj

Interesant ishte që kur flitej për individët e PDK’së, aty biseda shkonte pa vështirësi, analiza kishte logjikë deri në detaje.

Për PDK’në, pikërisht ky element duhet të jetë i rëndësishëm. Qendra e saj duket se ka kohë që e ka humbur betejën në mes asaj çka ka bërë mirë PDK për Kosovën dhe ku ajo ka dështuar në të kaluarën. Duke qenë në kërkim të harmonisë mes njerëzve te lidershipit, zonës së komfortit, idesë se këtë shtet e ka krijuar ajo dhe se kundërshtar të vetëm e ka Serbinë, PDK ka injoruar faktin se qe nga viti 2014, Lëvizja Vetëvendosje sistematikisht me një pjesë të shoqërisë civile ngadalë e sigurt kishte punuar për ta kriminalizuar atë në sy të opinionit.

LVV e dinte mirë se rritja e saj bëhet vetëm duke e kriminalizuar PDK’në, pra shansi per etablim ishte degradimi i PDK’së, gjë që kështu edhe ndodhi.

Prandaj, PDK’së i duhet ekip e jo individ të fortë, jo harmoni pa kushte e shoqëri e ngushtë e tregime të bukura ndër vete. Ajo përfundimisht duhet të bëhet gati për një betejë ku etiketat e gënjeshtrat te cilat i janë ngjitur përmes gabimeve të disa individëve t’i dekonspiroj, ajo duhet ta fitoj tregimin për PDK’në jo si keqbërëse e shtetit po si strukturë e cila ka çliruar e formuar shtetin, pra të bëhet e aftë të argumentoj që shumë e shumë të mira janë nga puna e saj.

PDK duhet të jetë njëkohësisht e pamëshirshme ndaj atyre që ketë logo e kanë shfrytëzuar, keqpërdorur e abuzuar ndërsa sot qëndrojnë anash.

Ata nuk duhet të na marrin me vete!

PDK’ja si strukturë duhet urgjentisht të filloj rilindjen, ajo duhet të mbetet konkurrente si parti jo vetëm për veten e saj, por edhe për të ardhmen e vendit e jo të kujtohet vetëm për të kaluarën e Kosovës.

(Autori është sekretar i përgjithshëm i degës së PDK’së në Prishtinë. Kjo kolumne është shkruar në vigjilje të Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK’së.)

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë