Loading…

Çfarë po fsheh EULEX nga takimi me presidentin serb?

  • 18/11/2016 | 13:31

Çfarë po fsheh EULEX nga takimi me presidentin serb?

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, dje ka zhvilluar një takim në Beograd me presidenin e Serbisë, Tomislav Nikoliq. Por sipas zyrës për media të këtij të fundit, stafi për media i shefes së misionit evropian në Prishtinë, nuk ka lejuar që qëndrimet nga takimi të bëhen të ditura për opinionin, transmeton gazetametro.net.

Komunikata dërguar mediave pas takimit, nga zyra e Nikoliqit, ka qenë aq e ashpër ndaj shefes së EULEX-it, sa e ka quajtur të pafytyrë.

“Presidenti i Sërbisë dhe shefja e EULEX-it kanë biseduar më shumë se një orë, mirëpo, personeli i Misionit me paftyrësi të skajshme dhe në mënyrë të pashembullt nuk ka lejuar që qëndrimet e shefes së tyre të publikohen”, është thënë në komunikatën dërguar mediave nga zyra e Nikoliqit.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se, “edhe pas përpjekjes të harmonizojmë kumtesën me Misionin e EULEX-it, nuk kemi qenë në gjendje të njoftojmë publikun për detajet e takimit të presidentin Tomisllav Nikoliq me shefen e EULEX-it Alexandra Papadopoulou”.

Aty shtohet se kabineti i presidentit të Republikës së Serbisë, kurrë nuk ka fshehur aktivitetet e presidentit dhe qëndrimet e tij politike nga mediat dhe qytetarët e Sërbisë dhe nuk do të bëjë as në të adhmen.

“Për shkak të gjithë kësaj, mund të kumtojmë vetëm atë çka ka thënë në takim presidenti i Republikës së Sërbisë Tomisllav Nikoliq, ndërsa sa i përket deklaratës së Alexandra Papadopoulou, ju udhëzojmë që t`i drejtoheni Misionit të EULEX-it në “krahinën jugore të Sërbisë”, është thënë në komunikatën e publikuar nga mediat në Beograd.

Presidenti i Sërbisë Tomisllav Nikoliq ka nxjerr në pah rëndësinë e misionit të EULEX-it dhe kontributin e tyre në mbrojtje të sundimit të ligjit në “Kosovë dhe Metohi”. Politika e mospranimit të pavarsisë së deklaruar njëanshëm të Kosovës po na ngadalëson në rrugën tonë të integrimeve europiane dhe ne me këtë duhet të jetojmë. Megjithatë, do të vazhdojmë bisedën me shqiptarët, tha Nikoliq.

Mirëpo, “nëse mbërrijnë aq larg dhe e fitojnë mandatin për të mbrojtur trashigëminë sërbe në UNESCO, ne nuk do të kemi më motiv t`i vazhdojmë bisedimet në Bruksel”, ka nënvizuar Nikoliq.

Nikoliqi deklaroi se është i vetëdijshëm për kufizimet të cilat i ka ky Mision në Kosovë, por “është shumë e qartë se ka mandat që Kosovën ta bëjë të ashtuquatur shtet të rregullt”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë