‘Special One’ siç njihet ndryshe trajneri aktual i Manchester United ka arritur në Podgoricë për ta shikuar ndeshjen mes Malit të Zi dhe Serbisë që do të zhvillohet sonte.
Jose Mourinho ka arritur sot gjatë ditës duke ju shmangur të gjitha mediave, tifozëve dhe është vendosur në ‘Ramada Hote’, deri aty mësohet se ai ka ardhur me taksi privat ashtu siç kishte kërkuar, shkruan gazetametro.net.
Ndeshja mes Malit të Zi dhe Serbisë në Podgoricë do të zhvillohet nga ora, 20:45.