Loading…

‘Çfarë po ndodh, a po largohet De Jong’: Pas përfundimit të stërvitjes shpërndan këpucët e tij

  • 21/05/2022 | 18:53

‘Çfarë po ndodh, a po largohet De Jong’: Pas përfundimit të stërvitjes shpërndan këpucët e tij

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong pas përfundimit të seancës stërvitore me klubin ka shpërndarë këpucët e tij të futbollit tek disa tifozë, transmeton Gazeta Metro.


Ai u largua nga kampi stërvitor Ciudad Deportiva me një kuti të madhe dhe u shpërndau disa këpucë të futbollit tifozëve të cilët ishin të pranishëm aty.

Kjo ka bërë të hapen edhe spekulimet në mediat spanjolle se holandezi ka bërë një gjest për t’i thënë lamtumirë katalunasve pas përfundimit të sezonit.

Ish-mesfushori i Ajax ishte lidhur javët e fundit me një kalim të mundshëm tek Manchester United, ku thuhej se trajneri i ri, Erik Ten Hag është duke e kërkuar me ngulm bashkëvendësin e tij.

Barcelona në vitin 2019 kishte ‘derdhur’ në arkat e klubit të Ajax 75 milionë euro për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me 25-vjeçarin.

Ai përgjatë këtyre viteve është paraqitur në 139 takime derisa ka realizuar edhe 13 gola. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë