Loading…

Çfarë po ndodh në Austri: Kancelari i ri austriak njofton papritur dorëheqjen

  • 02/12/2021 | 22:55

Çfarë po ndodh në Austri: Kancelari i ri austriak njofton papritur dorëheqjen

Kancelari austriak Alexander Schallenberg deklaroi se do të japë dorëheqjen, më pak se dy muaj pas inaugurimit të tij dhe disa orë pasi paraardhësi i tij i përfshirë nga skandali, Sebastian Kurz, njoftoi largimin e tij nga politika.


Dorëheqja e politikanit konservator Schallenberg paralajmëron trazira të mëtejshme në krye të politikës austriake, dhe në veçanti për Partinë Popullore Austriake konservatore (OeVP).

Kurz, një i dyshuar për korrupsion, deklaroi sot ‘’se do të japë dorëheqjen si kreu i partisë dhe kreu i grupit parlamentar të OeVP’’.

OeVP është aktualisht në një koalicion të brishtë qeveritar me të Gjelbërit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë