Loading…

Çfarë po ndodhë me kosovarët e lënduar në Serbi, kryeministri jep detajet

  • 02/05/2018 | 14:19

Çfarë po ndodhë me kosovarët e lënduar në Serbi, kryeministri jep detajet

Metro ka raportuar sot se në afërsi të Kushumlisë, mëngjesin e sotëm rreth 4:50, ka ndodhur një aksident i një autobusi me udhëtarë nga Kosova, të cilët po vinin nga Lubjana e Sllovenisë. Mirëpo, në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Haradinaj ku ka thënë se dy udhëtarë janë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se do të vazhdoj të përcjell gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe udhëtarëve tjerë. Haradinaj për këtë e ka informuar shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, shkruan gazetametro.net.

“Sapo u informova nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, për aksidentin e autobusit në Serbi, me udhëtarë nga Kosova. Nga zotëri Sadiku u informova që dy udhëtarë janë hospitalizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë, kurse te tjerët nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë”, ka thënë Haradinaj.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prokuples, ku edhe po trajtohen, mësohet se nga nëntë kosovarët e lënduar, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan gazetametro.net.

Ndërsa, edhe ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë e ka konfirmuar lajmin dhe ka dhënë detaje rreth kosovarëve të lënduar. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme ka thënë se Zyra e Kosovës në Beograd është duke u marrë intensivisht dhe janë në shërbim të qytetarëve të aksidentuar.

“Deri më tani, tre qytetarë janë të lënduar rëndë, ndërsa pjesa tjetër pas trajtimit me ndihmë të parë janë liruar nga spitali”, tha Zyberaj.

Edhe kompaninë e autobusit “R-Gashi” ka treguar rastin duke  kanë thanë se pasagjerët tjerë janë rrugës duke u kthyer për në Kosovë, me një autobus të ri.

Kujtojmë se autobusi i kompanisë ‘R-Gashi’ ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, që po vinte për në Kosovë, raportohet se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit dhe ka rrëshqitur jashtë rrugës

Policia serbe ka filluar hetimet, ndërsa dyshohet se shpejtësia dhe gjendja e rrugës kanë qenë shkaktarë të aksidentit, por nuk përjashtohet mundësia që shoferin ta ketë zënë gjumi në timon./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë