Loading…

Çfarë presioni për juniorin Ansu Fati: Ky është 16 vjeçi që do të luaj sonte në vend të Messit

  • 25/08/2019 | 08:52

Çfarë presioni për juniorin Ansu Fati: Ky është 16 vjeçi që do të luaj sonte në vend të Messit

Trajneri Ernesto Valverde e ka ftuar një 16 vjeç i quajtur Ansu Fati në ekipin e Barcelonës për takimin e sontshëm me Real Betisin në La Liga, transmeton Gazeta Metro.


Ansu Fati, do të ketë presionin më të madh nga të gjithë futbollistët sonte, i cili duhet të zëvendësoj lojtarin më të mirë në botë. Ai cili luan si sulmues në skuadrën e të rinjve të Barcës, është stërvitur me ekipin e parë vetëm javën që lamë pas.

Lëndimet e Lionel Messit, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele kanë krijuar hapësirë në skuadrën e Valverdes për të rinjtë si Fati dhe Abel Ruiz për ta dëshmuar veten.

Sipas Mundo Deportivo, Fati kishte mbërritur në Sevilla para tre vjetëve dhe i ishte bashkuar akademisë La Masia si adoleshent.

Nëse Fati luan kundër Betisit të dielën, ai do të bëhet lojtari i dytë më i ri që paraqitet për Barcelonën në një ndeshje zyrtare në histori të klubit.

Vincente Martinez është lojtari më i ri që është paraqitur ndonjëherë për Barçën, ndërsa Messi vjen i pesti në listë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë