Loading…

Çfarë roli do të ketë në Qeverinë e ardhshme: Flet Glauk Konjufca

  • 22/10/2019 | 16:40

Çfarë roli do të ketë në Qeverinë e ardhshme: Flet Glauk Konjufca

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se në Qeverinë e ardhshme e sheh veten më shumë si deputet, por që ka mundësi të ketë edhe ndonjë post tjetër, shrkuan Gazeta Metro.


Konjufca në një intervistë për RTK 3, ka thënë se rezultati zgjedhor tregon që qeverinë do ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje.

Sa i përket numrit të ministrive, Konjufca ka thënë se do të jetë maksimalisht 12, dhe do të ndahen në mënyrë proporcionale mes dy partive, përjashtuar dy që duhet t’iu jepen pakicave.

Konjufca ka thënë se fakti që kanë dalë të parët në zgjedhje, nënkupton që VV-ja duhet të ketë udhëheqësin e qeverisë.

Konjufca ka lënë të kuptojë që partia e tij do të kërkojë ministritë që ndërlidhen me fushat e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë