Loading…

‘Çfarë suksesi i paparë’ i Policisë: Arrin të dënon një shqiptar të Luginës, s’kishte stikersa në targa

  • 30/12/2021 | 11:05

‘Çfarë suksesi i paparë’ i Policisë: Arrin të dënon një shqiptar të Luginës, s’kishte stikersa në targa

Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë dënuar me gjobë prej 60 eurosh një person për shkak se në veturën e tij me tabela të Serbisë nuk kishte stikera, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimit Policia ka marrë njoftim qytetarët dhe mediat për këtë veturë.

“Falë bashkëpunimit mes policisë dhe qytetarëve-mediave, identifikohet vetura me targa të Serbisë që nuk vendos stikersa në targa. Policia pasi lokalizon veturën, drejtuesit të saj i shqipton gjobën përkatëse. Policia edhe një herë falënderon të gjithë ata që bashkëpunojnë me policinë, duke ofruar të dhëna për raste të kundërvajtjeve, por jo vetëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Në postimin fillestar, Policia kishte publikuar edhe një fotografi të një dokumenti të personit ndaj të cilit është shqiptuar gjoba, ku shihet që emri i tij është Drilon dhe që është shqiptar nga Lugina e Preshevës.

Më pas postimi i Policisë së Kosovës është edituar dhe fotografia ku shihet emri i Drilonit në një dokument identifikimi është larguar.

Në këtë postim të Policisë së Kosovës ka pasur komente të shumta nga qytetarët të cilët kanë thënë se “shqiptar qenka”, derisa dikush tjetër ka thënë se duhet shkuar në pjesën veriore për t’i dënuar ata që s’respektojnë vendosjen e stikerave.

Më poshtë keni postimin e e dituar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë