Loading…

Çfarë tha Demaçi kur vdiq Tito

  • 27/11/2016 | 22:49

Çfarë tha Demaçi kur vdiq Tito

Në një dokumentar të realizuar nga Klan Kosova, për veprimtarin Adem Demaçi, përmendet një detaj interesant.

Më 4 maj 1980, vdiq lideri komunist i Jugosllavisë. Në atë kohë, Demaçi me shumë shqiptarë tjerë ishte i burgosur.

Kur u dha lajmi për vdekjen e Titos, u dha urdhri që të gjithë të burgosurit të ngrihen në këmbë e të mbajnë një minutë heshtjeje. Shqiptarët nuk donin, dhe ky ishte sinjal për serbët për të ushtruar dhunë ndaj tyre.

Por, Demaçi u ngrit në këmbë e tha: “Veç le të vdesin këta, se për këtë nuk e kemi problem të ngrihemi”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë