Loading…

Çfarë thonë autoritetet: A do të ndiqet penalisht Alec Baldwin për vrasjen e kineastes

  • 29/10/2021 | 15:51

Çfarë thonë autoritetet: A do të ndiqet penalisht Alec Baldwin për vrasjen e kineastes

Autoritetet thonë se iu duhet më shumë kohë për të vendosur nëse do të ketë një procedim penal për vrasjen e Halina Hutchins nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit Rust një javë më parë, por nuk përjashtohet kjo mundësi. Policia nuk i ka kërkuar Baldwin të qëndrojë në New Mexico, megjithëse hetimi është duke u zhvilluar.


Ekspertja ligjore, Nancy Grace shprehet se aktori mund të përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. “Alec Baldwin padyshim nuk kishte për qëllim ta vriste atë. Mendoj se gjëja për të cilën mund të akuzohet është një vrasje nga pakujdesia, dhe po, është një mundësi sepse ai nuk e kontrolloi armën.”, tha ajo.

Në intervistën e saj me Entertainment Tonight, Grace parashikoi se do të ketë “padi të shumta, ndoshta kundër Alec Baldwin, dhe shumë të tjerëve”. Ndihmës drejtori i filmit, Dave Halls i dha armën aktorit duke menduar se ishte e sigurt për t’u përdorur në set.

Sipas The Guardian, një dosje e re gjyqësore thotë se Halls pranoi para hetuesve se duhej t’i kishte kontrolluar të gjithë fishekët e armës përpara se t’ja dorëzonte aktorit. Ndërkohë, prodhimi i Rust është ndalur deri në përfundimin e hetimeve të policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë