Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar se çka shkruante në fletoren e shënimeve të infermieres së rastit Dehari.
Siç tregoi Molliqaj, ndonëse thuhej se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia, në fletoren e infermieres shkruante se ai kishte puls dhe frymëmarrje normale edhe pasi ishte dërguar në ambulancë, shkruan rtv21.tv
“Në orën 15:00 shkoj nalt në krahun A i burgosuri Astrit Dehari, ka tentu vetëvrasje, menjëherë thirret urgjenca, të burgosurit e sjellin në ambulancë në 15:05, 15:10 vjen urgjenca, i burgosuri ishte i shtrirë në dhomë, kishte masë vjellje, pulsin dhe frymëmarrjen normale”, tha Molliqaj duke cituar atë çfarë shkruante në fletoren e infermieres e cila u suspendua pas këtij rasti, transmeton gazetametro.net
Kujtojmë se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor, në burgun e Prizrenit ,ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. /gazetametro.net