Loading…
Challendes: Për ne, vetëm fitorja ka rëndësi
  • 23/05/2019 | 23:10

Challendes: Për ne, vetëm fitorja ka rëndësi

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes është deklaruar para ndeshjeve të qershorit kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, se fitorja është gjëja më e rëndësishme për të, transmeton Gazeta Metro.


Kosova ndeshet me malazezët më 7 qershor, para se të përballet me Bullgarinë tre ditë më vonë.

E tekniku zvicëran, në një prononcim për “Sporti në KTV”, ka thënë stili i lojës së “Dardanëve” nuk do të ndërrojë dhe se për të është e rëndësishme vetëm fitorja.

Ai poashtu ka folur edhe për ardhjet e reja te Kosova, Ylldren Ibrahimaj, Ibrahim Dresheviq, Florent Hadërgjonaj dhe Anel Rashkaj.

Shikoni reportazhin e plot më poshtë.

CHALLANDES, I RELAKSUAR DHE OPTIMIST

I relaksuar dhe optimist është shprehur përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë. Ai bëri të ditur në një intervistë për Sportin në KTV, se stili i lojës së Kosovës nuk do të ndërrojë, pavarësisht se përballë do t’i ketë dy përfaqësuese të forta në ndeshjet e qershorit.

Posted by Sporti në KTV on Thursday, 23 May 2019

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë