Loading…

Champions League, Milan mban gjallë shpresat për kualifikim

  • 25/11/2021 | 15:47

Champions League, Milan mban gjallë shpresat për kualifikim

Janë luajtur mbrëmë ndeshjet e fazës së Grupeve të Ligës së Kampionëve.


Skuadra e Milanit ka arritur të mposhtë Atletico Madridin me rezultat minimal 0-1. Në minutat e fundit të ndeshjes kuqezinjtë arritën të kalojnë në epërsi me golin e Xhunior Messias.

Me këtë fitore italianët kanë rihapur shpresat në grup teksa u ngjitën në vendin e tretë me 4 pikë njësoj sa Atletico Madrid. Kuqezinjtë kanë ende shpresë për kualifikim në ndeshjen e fundit të grupeve ndaj Liverpool–it.

Liverpool nga ana tjetër ka marrë një fitore të lehtë me ndaj Portos me rezultatin 2-0.

Në ndeshjet e tjera të mbërmjes së të mërkurës, Manchester Siti arriti një fitore 2-1 ndaj Paris Sen Zhermein. Ndërkohë pas fitores ndaj Shaktarit, edhe ekipi i Interit siguroi një biletë për fazën e ardhshme, ndihmuar edhe nga fitorja 0-3 e Real Madridit ndaj Sherif Tiraspolit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë