Loading…

Champions’i riktheht me supersfiden Inter-Barça për vendin e dytë në grup, Napoli-Ajax për spektaklin

  • 04/10/2022 | 10:46

Champions’i riktheht me supersfiden Inter-Barça për vendin e dytë në grup, Napoli-Ajax për spektaklin

Liga e Kampionëve rikthehet sonte dhe menjëherë rezervon një supersfidë si Inter-Barcelona, e vlefshme për raundin e tretë të grupit C.


Të dy skuadrat kanë nga 3 pikë, teksa kanë fituar me Plzen dhe kanë humbur me Bayern-in, ndërsa sonte katalanasit shihen si favoritë. Në rast se marrin 3 pikët në ‘San Siro’ atëherë për Interin do jenë thuajse përfundimi i rrugës në këtë sezon, por trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi refuzon të dorëzohet. Ai është shprehur se ‘kjo ndeshje është një mundësi e madhe për të lënë pas krizën’, ndërsa ka lënë të kuptohet se Kristjan Asllani do ta nisë titullarë ashtu si me Romën.

Sfida tjetër e grupit do jetë mes Bayern Mynchen dhe Plzen. Për gjermanët janë dy ndeshje radhazi mer çekët, që nëse mbyllen me sukses do të thotë kualifikim.

Përballje interesante ka edhe në grupin A.

Pas dy fitoreve Napoli pret në stadiumin ‘Maradona’ Ajax-in. Të besuarit e Spaletti-t kanë shansin të mbyllin kualifikimin, por një fitore e holandezëve do hapte llogaritë në të gjithë drejtimet. Sdida tjetër e grupit është mes Liverpool dhe Rangers, me anglezët që llogarisin vetëm fitoren.

Në grupin D Sportingu kryesues ka udhëtuar drejt Franncës për t’u përballur me Marseille, ndërsa Tottenham-i i Conte-s pas humbjes me portugezët sfidon Eintracht Frankfurt në Gjermani. Në grupin B surpriza Club Brugge pret Atletico Madrid, ndërsa Porto që ka 0 pikë do kërkojë me patjetër fitoren kundër Leverkusen, për të lënë pas momentin e keq që po kalon. Përveç Bayern Mynchen-Plzen dhe Marseille-Sporting në 18:45 të gjithë ndeshjet e tjera luhen në orën 21:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë