Loading…

Chelsea do t’i ofrojë rinovim Thiago Silvas

  • 24/01/2023 | 23:03

Chelsea do t’i ofrojë rinovim Thiago Silvas

Chelsea planifikon t’i ofrojë Thiago Silvas zgjatje të kontratës falë paraqitjeve mbresëlënëse në Stamford Bridge.


Edhe pse 38 vjeçar, braziliani është njeriu kryesor në mbrojtjen e Bluve, mirëpo kontrata e tanishme i skadon në verë.

Sipas The Times, trajneri Graham Potter e sheh qendërmbrojtësin si model për t’u ndjekur dhe ka kërkuar nga hierarkia e klubit që t’ia zgjatë qëndrimin.

Silva ka qenë i rregullt në fazën defensive të Chelseat që ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime këtë sezon, me emrat, si Wesley Fofana, Reece James e Ben Chilwell, që kanë pasur probleme fizike.

Me transferimin e Benoit Badiashile, ngritjen në formë të Trevoh Chalobah dhe rikthimet e pritura të James e Chilwell, Blutë kanë një të ardhme të qëndrueshme në fazën e mbrojtës.

Veterani brazilian kaloi në Stamford Bridge në vitin 2020 nga Paris Saint-Germaini dhe e ka në plan të luajë deri në moshën 40 vjeçare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë