Loading…

Chelsea ndalet me barazim nga Zeniti dhe humb vendin e parë në grup, Juventusi vazhdon tutje si lider

  • 08/12/2021 | 20:44

Chelsea ndalet me barazim nga Zeniti dhe humb vendin e parë në grup, Juventusi vazhdon tutje si lider

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim 3-3 me skuadrën ruse Zenit Shën Petersburg e cila ishte e fundit për fazën e grupeve dhe kështu e ka humbur epitetin e lidert në grupin H që tani i takon Juventusit pas fitores së tyre ndaj Malmos.


Ndeshja Zenit-Chelsea ishte mjaftë interesante e cila solli dy përmbysje të rezultatit brenda 90 minutave, transmeton KosovaPress.

Chelsea kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me golin e Timo Wernerit, por ende pa përfunduar pjesa e parë, Zeniti e përmbysi rezultatin duke shënuar dy gola në minutat 38’ dhe 41’ me anë të Claudinhos dhe Azmounit.

Por, në pjesën e dytë, skuadra angleze reagoi fuqishëm dhe e riktheu rezultatin në favor të saj me golat e Romelu Lukakut në minutën e 62’ dhe të Wernerit në të 85’-tën. Por kur po mendohej se fitorja do t’i takonte skuadrës së Thomas Tucjel, në skenë doli Erokhin i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 94’.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Juventusi ka fituar me epërsi minimale 1-0 ndaj skuadrës Suedeze Mlamo, ku golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Moise Kean në minutën e 18’.

Kështu, Chelsea vazhdon tutje në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve nga vendi i dytë në grupin H me 13 pikë, kurse Juventusi vazhdon tutje nga vendi i parë me 15 pikë.

Në Europa Ligë nga vendi i tretë shkon Zeniti, kurse Malmo mbetet jashtë garave evropiane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë