Loading…

Chelsea vazhdon me fitore, rrëmben edhe pozitën e tretë në tabelë

  • 07/07/2020 | 21:02

Chelsea vazhdon me fitore, rrëmben edhe pozitën e tretë në tabelë

Chelsea ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë, duke rrëmbyer edhe pozitën e tretë në tabelë, së paku derisa Leicester City të zhvillojë ndeshjen e kësaj jave, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 34’të në kampionatin anglez, ‘Blutë’ kanë shënuar fitore të vështirë, por të rëndësishme në udhëtim te Crystal Palace.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Selhurst Park’ ka përfunduar me rezultatin 2-3. Olivier Giroud, Christian Pulisic dhe Tammy Abraham shënuan golat e fitores, teksa për vendasit realizuan Wilfried Zaha dhe Christian Benteke.

Chelsea tani ka 60 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, me dy pikë më shumë se Leicester City që sonte luan ndaj Arsenalit.

Kurse, Crystal Palace mbetet me 42 pikë dhe renditet në pozitën e 14’të. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë