Loading…

Çifti kinez dënohen me vdekje, babai vrau dy fëmijët e tij duke i hedhur nga kati i 15’të

  • 30/12/2021 | 18:20

Çifti kinez dënohen me vdekje, babai vrau dy fëmijët e tij duke i hedhur nga kati i 15’të

Sipas njoftimeve nga mediat çifti janë dënuar me vdekje në Kinë pasi u dënuan për vrasjen e dy fëmijëve, djalin një vjeç dhe vajzën 2 vjeçe. Sipas raporteve babai Zhang Bo i ka hedhur nga kati i 15 pasi e dashura e tij e re Ye Chengchen nuk dëshironte të rriste fëmijët e një gruaje tjetër, transmeton Gazeta Metro.


Të dy fëmijët e rinj ranë nga një bllok banesash në qytetin Chongqing në Kinë me 2 nëntor të vitit të kaluar.

Zhang Bo dhe Ye Chengchen ishin takuar dhe kishin aferë sa ai ishte i martuar që solli edhe tek divorci. Sipas marrëveshjes së divorcit ai do të mbante njërin fëmijë ndërsa ish bashkëshortja tjetrin. Ditën e kobshme të dy ishin nën kujdesin e të atit.

E dashura e tij sipas raporteve të policisë kineze i kishte bërë presion atij që të ‘hiqte qafe’ fëmijët e tij si kusht për t’u martuar. Poashtu edhe prindërit e saj nuk pajtoheshin që ajo të martohej me të.

Ajo sipas tyre kishte shkuar aq larg sa kishte prerë venat në ditën e krimit për të shfaqur frustrimin e saj me situatën e pamundësisë të krijimit të një familje të re me të.

Zhang Bo pastaj hodhi të dy fëmijët e tij nga dritarja në katin e 15. Të dy fëmijët vdiqën në vend.

Ai ishte xhiruar pastaj tek vajtonte pa kontroll duke goditur kokën për muri pas incidentit. Prokurorët thanë që e gjitha ishte mashtrim.

Ai kishte pretenduar se kishte qenë në gjumë kur fëmijët e tij ranë nga dritarja dhe tha se ishte zgjuar nga britmat e njerëzve poshtë pasi zbuluan kufomat në oborr.

Sipas mediave lokale kineze Zhang Bo ka pranuar se ai dhe Ye Chengchen kanë komplotuar të vrasin fëmijët që të mund të martoheshin e të nisnin një familje të re. Chengchen ka mohuar akuzat vazhdimisht në gjykatë sipas raporteve ndërsa Bo sipas raporteve të mediave lokale ka pranuar fajin.

Me 28 dhjetor Zhang dhe Ye janë dënuar me vdekje për vrasjen e fëmijëve të tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë