Është bërë tani më e zakonshme që njerëz të pa ndërgjegjshëm të bëjnë veprime të shëmtuara seksuale në mes të ditës.
Një veprim i tillë ka ndodhur dje në mes të ditës në rrugën C, apo më saktë rrugën Enver Maloku, në Mati 1.
Një çift siç shihit në fotografi i kanë ndalur dy makinat midis rruëgës dhe kanë hipur te njëra makinë ku ka vazhduar aktin e tyre sekual.
Një banor i kësaj zone i ka dërguar foto InfoPress, duke thënë se janë thellëisht të shqetësuar për këto veprime që ndodhin pothuajse gjithë natën dhe fakeqësisht tani kanë nisur edhe ditën.
Shqetësimi i banorëvë është se kanë fëmijë dhe at lozin poshtë dhe shohin skenat e tilla të turpshme.
Disa nga banorët i kanë thënë InfoPressit se në vazhdimësi e kanë lajmëruar policinë, e cila asnjëherë nuk ka dal në vendin e ngjrjes për ti ndaluar këto veprim të turpshme.