Loading…

Çifti në Prizren u gjetën dy ditë pasi ishin vrarë: Biri i tyre iku në Maqedoni, pastaj në Greqi

  • 23/01/2020 | 20:30

Çifti në Prizren u gjetën dy ditë pasi ishin vrarë: Biri i tyre iku në Maqedoni, pastaj në Greqi

Të kërkuar kryesor për vrasjen e një çifti në Prizren, policia po e konsideron të birin e tyre, shkruan Gazeta Metro.


Adriatik Hadri, biri i Durim e Suada Hadri, nuk është në shtëpi që prej ditës kur dytë janë ekzektuar.

Kështu është thënë edhe nga Prokuroria në Prizren.

“Në bazë të informatave që i kemi, i njëjti fillimisht ka kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni, pastaj nga Maqedonia në Greqi”, thuhet nga prokuroria.

Rreth kësaj për policinë e prokurorinë kanë folur edhe familjarët e viktimave, të cilët thonë se me dy të ndjerit dhe birin e tyre, nuk kanë kontaktuar që prej 20 janarit.

Adriatik Hadri e lëshoi Kosovën më 20 janar, diten kur besohet se edhe ndërruan jetë prindërit e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë