Policia doganore italiane arrestoi në pikën kufitare të Brogedas, që lidh Italinë me Zvicrën, një çift shqiptar nën akuzë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të llojit marihuanë.
Në automjetin e tyre janë gjetur 10,380 Kg, marihuanë e ndarë në 20 pako.
Lënda narkotike u zbulua falë nuhatjes së qenit Caymon, pastoe belg malinois, pjesë e repartit të Policisë financiar të Komos.
Çiftit shqiptar pas ngjarjes iu sekuestrua edhe automjeti si dhe 2 telefona celularë.